Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amy Winehouse, vdekja që tronditi botën (video)
English

Amy Winehouse, vdekja që tronditi botën (video)

Vdekja e papritur e pop-këngëtares britanike ka tronditur botën.

Emi Uajnhaus, e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër. Policia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me shkakun e vdekjes.

Duke reaguar ndaj lajmit, ylli amerikan, Toni Benet, e ka quajtur atë “artiste me përmasa të mëdha” dhe tha se është i pikëlluar thellë me vdekjen e saj tragjike.

Akademia e Shteteve të Bashkuara, e cila ndan çmimin Grammy, tha se Uajnhaus ishte “një intepretuese dinamike, e cila kishte përzier rock-un, jazz-in, pop-in dhe shpirtin e saj dhe kishte krijuar një tingull”.

Këngëtarja e ndjerë kishte fituar pesë çmime Grammy.

Me vdekjen e saj, Uajnhaus i bashkohet grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që ndërruan jetë në moshën 27-vjeçare. Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e Rolling Stones, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtarin Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvana”-s. /RFE/

199

KOMENTE