Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Helikopterët e KFOR-it sulmohen në veri të Kosovës
English

Helikopterët e KFOR-it sulmohen në veri të Kosovës

E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- Veriu i Kosovës është trazuar sërish pasditen e sotme pasi dy helikopterë të KFOR-it, të kontingjentit kroat, u sulmuan me armë zjarri.

Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë si dhe nga ana e vetë KFOR-it dhe komandanti i tij Erhard Buhler.

Sipas tyre deklarohet se helikopterët transportues Mi171, janë gjuajtur me armë zjarri nga toka, por theksohet se ekipuazhi i helikopterëve nuk ka vënë re të shtënat, për shkak të zhurmës së fluturimit.

Lidhur me këtë sulm Buhler është shprehur se, “Apeloj tek të gjithë që të mos pengojnë punën e KFOR-it. Nuk e them këtë pa arsye, sepse është shtënë ndaj helikopterit të KFOR-it”.

Theksohet sakaq se helikopterët kanë kryer detyrën në kuadër të misionit gjerman të KFOR-it dhe në asnjë rast nuk kanë dalë nga kuadri i misionit të tyre, në kuadër të trupave të NATO-s në Kosovë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Mustaf Nerjovaj20:42 - 27 Korrik 2011
    vritni te gjith ata pse jeni ardhen a jeni ardhun ne mbrojtjet te kosoves vritni si hkleri njerzt me te keqi ne ballkan