Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muaji i madhënueshëm i Ramazanit, Muça uron besimtarët muslimanë
English

Muaji i madhënueshëm i Ramazanit, Muça uron besimtarët muslimanë

Tiranë, 30 korrik 2011, NOA – Në vigjilje të muajit të madhënueshëm të Ramazanit, që nis të hënën në 1 Gusht, Kryetari i Komunitetit Musliman Haxhi Selim Muça i uroi besimtarët muslimanë shqiptarë anekënd vendit dhe jashtë tij për një agjërim të begatë.

Haxhi Selim Muça uroi që muaji i Shenjtë i Ramazanit, që i paraprin festës së Bajramit të Madh t’i bekojë të gjitha familjet me lumturi, paqe dhe dashuri kudo në botë.

Ai i bëri thirrje besimtarëve muslimanë që të përfitojnë sa më shumë nga muaji i madhënueshëm i Ramazanit, i bekuar nga Perëndia.

Kryetari i Komunitetit Musliman theksoi se muaji i Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë dhe pajtimit.

Besimtarët muslimanë nga 1 gushti përgjatë 30 ditëve të tij, do të agjërojnë sipas të gjitha rregullave që parashikohen për agjërimin në Islam në librin e shenjtë të Kur’anit.

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit shënon një nga pikat kyçe të besimit dhe devotshmërisë së besimtarëve muslimanë ndaj Allahut, andaj edhe në fund të tij të gjithë agjëruesit e devotshëm, besimtarët myslimanë aktivë dhe joaktivë bekohen me festën e begatisë dhe mëshirës së Allahut, Bajramin.

Nisur nga fakti se ai do të shënohet pikërisht në muajin e nxehtë të Gushtit kjo e bën edhe më të vështirë agjërimin e besimtarëve, por edhe më të begatë mirësinë që ata fitojnë nga besimi dhe përkushtimi njerëzor ndaj Zotit dhe njerëzve.

mit/NOA

KOMENTE