Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në timon gjyshërit janë më të kujdesshëm se prindërit
English

Në timon gjyshërit janë më të kujdesshëm se prindërit

SHBA, 2 Gusht NOA - Për fëmijët është më e sigurt që në makinë të shoqërohen nga gjyshërit dhe jo nga prindërit e tyre.

Sipas një studimi të Children’s Hospital of Philadelphia, të publikuar në Pediatrics dhe i përcjellë nga Wall Street Journal, rreziku i aksidenteve rrugor është më i madh kur fëmijët janë në të njëjtën makinë me prindërit e tyre, një rrezik i cili është shumë më i ulët me gjyshërit.

Studiuesit amerikanë janë bazuar në të dhënat e policisë, të cilët përfshinin aksidente me fëmijë nga 15 shtete amerikane në një periudhë kohore nga 2003 deri në 2007. Nga analizat, rezultoi se prindërit ishin me fëmijët e tyre në 90% të rasteve ndërsa gjyshërit në vetëm 10% të tyre.

Babai dhe nëna ishin me rreth 94,4 % të rasteve përgjegjës për aksidentet në të cilat fëmija i tyre ka mbetur i plagosur.

“Gjyshërit e ngasin makinën me më shumë kujdes – shpjegon koordinatorja e studimit Flaura Winston – dhe me shumë mundësi prindërit në drejtim janë më tepër nervozë. Të moshuarit e ndjejnë më shumë përgjegjësinë e këtij transporti dhe lëvizin me më shumë vëmendje”.

r.b/NOA

KOMENTE