Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet drita jeshile për shembjen e Piramidës, në vjeshtë propozimi për prishjen
English

Hapet drita jeshile për shembjen e Piramidës, në vjeshtë propozimi për prishjen

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA/Irma Toptani - Kalimi i Piramidës në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë i hap dritën jeshile shembjes së saj dhe ndërtimit në po të njëjtin vend të kompleksit të ri parlamentar.

Ligji që parashikon transferimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” nga inventari i Ministrisë së Kulturës në pronësi të kuvendit pritet të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Kjo pasi Presidenti i Republikës Bamir Topi nuk e ktheu mbrapsht ligjin, por e kaloi atë në heshtje duke i dhënë fuqi vepruese atij menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Me shumë gjasë ky ligj do të hyjë në fuqi para muajit shtator, çka i hap rrugën diskutimit të një tjetër projektligji që do të përcaktojë destinacionin e ndryshuar të sheshit dhe procedurat që do të ndiqen për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Debatet për prishjen e Piramidës kanë vazhduar gjatë pasi një grup shoqatash dhe personalitetesh, kanë depozituar në presidencë një peticion të firmosur nga 6100 qytetarë kundër prishjes së saj.

Ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar është shpallur nga mazhoranca si një nga projektet më madhore të qeverisë në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Mbetet për tu parë nëse me fillimin e sesionit të ri parlamentar, mazhoranca do të përshpejtojë procedurat për realizimin e këtij projekti pasi koha e mbetur deri në vitin 2012 është e paktë.

mit/NOA

KOMENTE