Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, arrihet marrëveshja për veriun
English

Kosovë, arrihet marrëveshja për veriun

Prishtinë, 5 guasht 2011, NOA/Albana Qehajaj - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur në mbledhjen urgjente të Qeverisë së Kosovës se është arritur marrëveshja për veriun, pas disa takimeve me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler. Ai ka thënë se Qeveria ka arritur pajtimin me KFOR-in për ruajtjen e gjendjes së re të krijuar në pikat 1 dhe 31 që është rezultat i vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Thaçi tha se, vendimet e mëhershme të qeverisë për masat e reciprocitetit dhe futjen nën kontroll të këtyre dy pikave kufitare mbeten në fuqi dhe do të zbatohen plotësisht.

Me parë, disa media kosovare botuan kërkesat e Prishtinës të formuluara në 10 pika: Hapja e bllokadave të rrugëve; Në parim mirëmbajtja e gjendjes së tashme në porta; KFOR-i është përgjegjës për portat; Në parim portat janë të mbyllura për arsye të sigurisë dhe janë zona të kufizuara ushtarake; Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare pas një vlerësimi nga një organ i caktuar i pavarur ndërkombëtar që ekziston nevoja për ndihma humanitare; Mallrat për kishën ortodokse serbe lejohet të kalojnë; Çdo person dhe makinë do të kontrollohet për armatim; Çdo person do të kontrollohet për ID; Treni Beograd- Prishtinë: kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe ndihmohet nga KFOR-i; Pikat e paautorizuara kufitare do të mbyllen.

a.q/NOA

KOMENTE