Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikipedia, alarmi i themeluesit: Po zhduket, bashkëpunëtorët po e braktisin
English

Wikipedia, alarmi i themeluesit: Po zhduket, bashkëpunëtorët po e braktisin

E dielë, 7 gusht 2011, NOA - Wikipedia është vetëm 10 vjeç dhe është duke vdekur. Ky lajmërim shokues ka ardhur nga themeluesi i saj, Jimmy Wales. "Askush nuk dëshiron më ta rifreskojë”, ka qenë alarmi i lëshuar prej tij. Faqja me të dhëna në internet bazohet në informacione që çdo përdorues mund t’i shtojë një argumenti, por duket se numri i “bashkëpunëtorëve” është në rënie të fortë gjatë periudhës së fundit.

“Editorët po vijnë duke u zhdukur. Nuk e konsideroj një krizë shumë të rëndë, por tepër të rëndësishme”, ka komentuar Wales.

Mungesa e bashkëpunëtorëve duket se vjen nga fakti që personat, të cilët kishin kontribuar për ta bërë Wikipedia-n një burim të rëndësishëm informacionesh në web, janë më të rritur, janë martuar, kanë ndërtuar një familje dhe kështu që e kalojnë kohën e tyre në mënyrë tjetër.

Kur në vitin 2001 u krijua Wikipedia, turma e atyre që i jepnin jetë këtij ëeb-i shtohej dita-ditës, duke qenë tepër të entuziazmuar nga ideja e një burimi të ri të dhënash, ku të gjithë mund të kishin akses falas. Por tashmë, kur ka kaluar një dekadë nga themelimi i saj, entuziasmi duket se është zbehur në kulm.

Rrjetet shoqërore kanë pasur ndikimin e tyre në tërë këtë situatë, sepse energjitë e adoleshentëve të pasionuar të informatikës, të cilët deri dje bashkëpunonin me Wikipedian, tashmë janë thithur nga Facebook, Twitter etj.

a.q/NOA

KOMENTE