Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrojtja e konsumatorit, METE: CEZ thirret në seancë dëgjimore
English

Mbrojtja e konsumatorit, METE: CEZ thirret në seancë dëgjimore

Tiranë, 8 gusht 2011, NOA – Pas ankesave në rritje të konsumatorëve adresuar kompanisë CEZ Shpërndarje, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thërret në një seancë dëgjimore kompaninë çeke.

Konsumatorët ankohen ndaj kompanisë CEZ për mosdorëzimin e faturave të energjisë në vendbanimet e tyre, vendosjen e zërit “vlerë e debisë” në faturat e energjisë, mungesën e furnizimit me energji elektrike, vendosjen afrofe në shuma të konsiderueshme në faturat e energjisë.

Sipas konsumatorëve kompania çeke që bën shpërndarjen e energjisë nuk informon konsumatorët mbi ndryshimin e vendndodhjes së sporteleve të pagesave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin për pagesën e kamatvonesave.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve u morën në shqyrtim ankesat e konsumatorëve në lidhje me praktikat e kompanisë CEZ Shpërndarje.

Nënkryetarja e këtij Komisioni, Anila Jani në fund të mbledhjes vendosi t’i kërkojë kompanisë CEZ Shpërndarje, informacion të hollësishëm për të gjithë problematikën e ngritur dhe vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, në të cilën do të jenë të ftuar në seancë dëgjimore përfaqësuesit e kompanisë CEZ Shpërndarje.

mit/NOA

KOMENTE