Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre djem grabisin me dhunë një qytetar në Pogradec
English

Tre djem grabisin me dhunë një qytetar në Pogradec

Pogradec, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Një 33 vjeçar është dhunuar egërsisht nga tre persona të cilët për motive të dobëta e kanë futur në mes duke e goditur me grushte dhe shkelma e më tej me thikë duke e plagosur e më pas plaçkitur.

Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr 5 të qytetit Pogradec, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Lidhur me këtë incident, policia e qarkut Korçë i konfirmoi agjencisë NOA sot se u bë i mundur arrestimi i Fation Lipo 27 vjeç, Emiliano Lipo 19 vjeç dhe i mitur K.L 16 vjeç, që të tre banues në fshatin Leshnicë - Pogradec.

“Arrestimi i tyre u be pasi këta shtetas, ne lagjen nr 5 Pogradec, për motive te dobëta, në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kane plagosur me mjet te mprehte (thike) shtetasin E.M 33 vjeç, banues ne Pogradec, dhe më pas e kanë grabitur”, - tha zyrtarisht drejtori i Policisë së Korçës.

Bëhet e ditur se pas dhunimit, 33-vjeçarit i janë grabitur një çantë dore, brenda te cilës kishte nje aparat celular, 15.000 leke te reja, një këllëf syzesh dhe një pakete cigaresh, te cilat u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale pasi iu gjetën të arrestuarve.

Veprat penale qe tre të rinjtë kanë konsumuar jane “Plagosje e lehte me dashje”, “ Mbajtja pa leje e armeve te ftohta”, “Vjedhje e kryer ne bashkepunim”.

Policia tha se materialet e përpiluara për kete rast i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec per veprime te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE