Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Siria: Përçarje në OKB, asnjë vendim konkret nga mbledhja e KS
English

Siria: Përçarje në OKB, asnjë vendim konkret nga mbledhja e KS

Nju Jork, 11 gusht 2011, NOA – Pas dy orësh diskutim me dyer të mbyllura mbi dhunën në Siri, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbylli mbledhjen me një tjetër përçarje.

Vendet anëtare të OKB-së u ndanë mbi nismat që duhet të ndërmerren për ndalimin e represionit të regjimit në Siri, që deri më tani i ka marrë jetën mbi 1800 personave.

Fuqitë perëndimore i kërkuan me tone të prera Damaskut të ndalë menjëherë represionin dhe vrasjet ndaj civilëve protestues, ndërsa vendet e linjës së butë mes të cilëve Rusia dhe Kina kërkuan dialog.

Mbledhja e KS të OKB-së nisi me një raportim të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon, sipas të cilit që nga nisja e revoltave kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad janë burgosur 13 mijë persona.

mit/NOA

KOMENTE