Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon grabitja e një tjetër banke në Vlorë
English

Dështon grabitja e një tjetër banke në Vlorë

Vlorë, 15 gusht, NOA, Update – Pak minuta pasi u grabit dega e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Vlorë, është shënuar një tjetër tentativë për të grabitur filialin e “Raiffeisen Bank” në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirim” të këtij qyteti. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tre persona të armatosur, të cilët udhëtonin me një “Benz Mercedez” me ngjyrë të kuqe, kanë tentuar të hyjnë në ambientet e bankës.

Tentativa për grabitje është pikasur nga roja i objektit, i cili ka qëlluar më armë, duke larguar grabitësit. Ngjarja ka terrorizuar banorët e zonës. Ndërkohë, fakti që disa minuta më parë ishte bërë dhe një grabitje në qendër të qytetit ka shkaktuar panikun.

Nga tentativa për grabitje dhe hapja e zjarrit nga ana e rojës, mësohet se nuk ka pasur të plagosur. Ndërkohë që forcat policisë kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve. Nuk dihet ende nëse ka pasur një lëvizje të organizuar mes autorëve të grabitjeve të ndodhura sot në qytetin bregdetar. Pritet që policia e Vlorës të jap informacione publike në lidhje me ngjarjen dhe rezultatet e para të hetimeve.

a.k/NOA

KOMENTE