Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarret që rrezikuan banesat, në pranga tre të dyshuar
English

Zjarret që rrezikuan banesat, në pranga tre të dyshuar

Gjirokastër, 15 gusht 2011, NOA - Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohen se janë autorë të zjarrit të rënë dje në fshatin Peshkëpi e Poshtme.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Jorgo Bodini dhe Krista Bakulla ndërsa ëshë shpallur në kërkim shtetasi Thoma Bakulla. Tre personat dyshohen se e janë autorë të zjarrit në këtë fshat ku si pasojë u dogjën disa hektarë kullota, pemë frutore dhe u rrezikuan për tu djegur 3 banesa. Gjithashtu policia e Gjirokastrës ka arrestuar edhe një shtetas me inicialet A.K i cili dyshohet se është autori i zjarrit të rënë disa ditë më parë në pikën turistike të Viroit ku u dogj edhe kurora e gjelbër e parkut.

a.q/NOA

KOMENTE