Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktivistë të shoqërisë civile nesër takojnë minatorët në Bulqizë
English

Aktivistë të shoqërisë civile nesër takojnë minatorët në Bulqizë

E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Grevistët e minierës së Bulqizës gjatë ditës së nesërme do të vizitohen nga një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile.

Do të jenë një grup aktivistësh të shoqërisë civile ata që mesditën e nesërme në orën 12.00 do të zhvillojnë një takim me minatorët e minierës së Bulqizës të ngujuar prej javësh në greve urie ku pritet të njihen me gjendjen e tyre shëndetësore si dhe kërkesat që i kanë futur në këtë rrugë.

Ndër kërkesat kryesore të minatorëve, janë rritja e pagës në masën 40 për qind, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit si dhe largimin e drejtorit të minierës së Bulqizës.

Ndërkaq minatorët e Bulqizës janë sot në ditën e 24 të grevës së urisë, por ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare ACR.

a.y/NOA

KOMENTE