Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Hoxhaj merr pjesë në konferencën e OKI-së në Stamboll
English

Ministri Hoxhaj merr pjesë në konferencën e OKI-së në Stamboll

E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ditën e sotme u nis drejt Stambollit, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministerial të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI).

Ministri Hoxhaj, në këtë konferencë është ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, ku pritet të marrin pjesë 57 ministra të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të OKI-së. Me këtë rast, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime të shumta me ministra të jashtëm të vendeve islamike, me qëllim të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve të Republikës së Kosovës. Ministri Hoxhaj, do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, gjatë të cilit do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy shteteve. a.y/NOA

KOMENTE