Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haradinaj në rigjykim, avokatët: Akuzat bazohen mbi dosjet serbe
English

Haradinaj në rigjykim, avokatët: Akuzat bazohen mbi dosjet serbe

Hagë, 19 gusht 2011, NOA – Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj pritet t’i nënshtrohen këtë pasdite seancës së radhës të rigjykimit të pjesshëm në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë.

Ky është rigjykimi i parë në historinë 18 vjeçare të Gjykatës së Hagës.

Tribunali i Hagës e liroi nga të gjitha akuzat ish-kryeministrin Haradinaj në 3 prill të vitit 2008 bashkë me Idriz Balaj, ndërsa Lahi Brahimaj u dënua asohere me 6 vjet burg.

Vendimi për rigjykim të pjesshëm u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit për paraqitjen e dëshmive me shkrim të 14 dëshmitarëve, në vend të dëshmive gojore.

Në seancën e djeshme të rigjykimit, prokurori Paul Roxhers kërkoi që të dhënat dhe informacionet e librit të Bardh Hamzajt “Rrëfim për luftën dhe lirinë” të përdoren si dëshmi.

Kjo është kundërshtuar nga avokati mbrojtës, Ben Emerson, i cili ka thënë se nuk mund të pranohet si provë një libër që nuk është pranuar si provë as në gjykimin e kaluar. Prokurori Roxhers ka paraqitur elementet e aktakuzës ndaj Haradinajt, Balajt e Brahimajt.

Sipas aktakuzës, tre të akuzuarit janë përfshirë në rrahjet, torturimet dhe vrasjet e disa personave, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998 e 1999.

Mbrojtja e Ramush Haradinajt, kundërshtoi akuzat e prokurorit të Hagës, duke argumentuar se aktakuza ndaj Ramush Haradinaj është ngritur mbi bazën e dosjeve të mbledhura nga shërbimi informativ serb.

KD/mit/NOA

KOMENTE