Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Editorialet e Ramës, pamflet bajat mbushur me vrer
English

PD: Editorialet e Ramës, pamflet bajat mbushur me vrer

Tiranë, 21 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj Update – Editorialet e Edi Ramës shihen nga Partia Demokratike si pamflete të mbushura me vrer dhe fjalë kazani.

Albana Mustafaraj, zëdhënëse e partisë kryesore qeverisëse, në një dalje për mediat pasditen e sotme, komentoi letrën e hapur në formë editoriali që z. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste publikoi një ditë më parë.

“Në një letër tjetër të hapur, z. Edi Rama, shpalos sërish fjalorin dhe mentalitetin e tij identik me të etërve të tij, duke faktuar se as disfata e radhës në zgjedhjet vendore të 8 majit në tërësi, as disfata personale e katërfishtë e z. Rama në Tiranë në këto zgjedhje, nuk kanë bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën”, - thuhet në qëndrimin e PD.

“Në pamfletin e tij bajat, - vijon deklarata, - të mbushur me vrer dhe fjalë kazani, ndaj kundërshtarit të tij, z. Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interesat e jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi.

Për PD, kreu i PS, njëlloj si ata që për llogari të z. Rama dhe karriges së tij, manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, aludon dhe shpreson se do të mundë të përjetojë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha ta shpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste”.

Në këtë pikë, Partia Demokratike i kujton edhe një herë z. Rama se “fjalori i tij plot shpifje, sharje dhe trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më datë 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata të Tiranës në veçanti, që i rezervuan z. Rama, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij dhe humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi, rrugën e vetmisë së z. Edi Rama”.

e.t/NOA

KOMENTE