Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Philip Reeker ndërmjetësi amerikan në dialogun Prishtinë-Beograd
English

Philip Reeker ndërmjetësi amerikan në dialogun Prishtinë-Beograd

Prishtinë, 22 gusht 2011, NOA - Diplomati Philip Reeker do të përfaqësojë Qeverinë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajmin e kanë bërë publik mediat kosovare.

Në procesin e bisedimeve më parë ishte përfshirë ish-zëvendës/Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman, por ky është nominuar për një post tjetër nga Presidenti Barack Obama.

Ndërkaq, ekipet negociatore të Kosovës, Serbisë dhe BE-së nuk kanë ndryshime.

Edita Tahiri do të udhëheqë delegacionin e Kosovës, kurse Borisllav Stefanoviç do të kryesojë sërish delegacionin serb. Pavarësisht zhvillimeve në Veri dhe përplasjeve mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, raundi e ri i dialogut do të vazhdojë në Bruksel, më 2 shtator.

Vazhdimi i këtij dialogu nuk kushtëzohet as me zbatimin e plotë të marrëveshjes së KFOR-it me palët që nënkupton heqjen e të gjitha barrikadave në Veri.

Me gjithë pakënaqësinë e Prishtinës me sjelljen e negociatorit serb, që shëtiste nga një barrikadë në tjetrën gjatë rebelimit të serbëve në Veri dhe i inkurajonte ata të mos lëshojnë pe, deri më tani pozita e tij si udhëheqës i bisedimeve në emër të Serbisë nuk ka lëvizur.

As në kampin e ndërmjetësve të Bashkimit Europian nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim.

Ndërmjetës i dialogut Prishtinë-Beograd vijon të mbetet Këshilltari i Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper.

Pranë tij, do të jetë i ulur edhe Pierre Mirel, drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian, Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Fernando Gentilini, si dhe një diplomate e BE-së nga Greqia.

KD/mit/NOA

KOMENTE