Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Forbes” e shpall Merkel si femra më e fuqishme në botë
English

“Forbes” e shpall Merkel si femra më e fuqishme në botë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është femra më e fuqishme në botë, thotë revista Forbes, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas revistës, Merkel “është udhëheqëse e njërës prej ekonomive reale globale në Evropë dhe është lidere e pakontestuar në Bashkimin Evropian”, citon radio RFE.

Në vendin e dytë radhitet sekretarja amerikane e shetit, Hillari Klinton, pason presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, e të tjera.

Në listën vjetore të 100 femrave më të fuqishme në botë, revista Forbs, e radhit edhe zonjën e parë amerikane, Mishel Obama, që është e teta, e nënta është shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, pop këngëtarja senzacionale, Ledi Gaga është e 11-ta, Mbretëresha britanike Elizabeta është radhitur në pozitën 41, e kështu me radhë.

Forbes thotë se femrat në këtë listë, kryesisht politikane, biznesmene dhe personalitete mediale dhe argëtuese, e kanë arritur fuqinë e tyre nëpërmjet parave dhe të forcës si dhe me përdorim të suksesshëm të mediale shoqërore.

KOMENTE