Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i Policisë së Greqisë, vizitë në Shqipëri
English

Drejtori i Policisë së Greqisë, vizitë në Shqipëri

Tiranë, 26 Gusht 2011 - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu, mbërrin këtë të diel në Shqipëri për një vizitë zyrtare treditore e cila vjen pas ftesës që i bëri homologu i tij shqiptar, Hysni Burgaj.

Burime zyrtare nga ambasada grekeTiranë i thanë agjencisë NOA se gjatë vizitës se tij ne Shqipëri, Ikonomu do të takohet me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Burgaj.

Bëhet e ditur se gjatë takimeve, do të diskutohen çështje me interes të ndërsjellë, në kuadrin e bashkëpunimit te përbashkët policor.

Konfirmohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu do të shoqërohet nga një grup oficerësh me grada madhore.

e.t/NOA

KOMENTE