Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivziku: Në tetor Shqipëria në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve
English

Ivziku: Në tetor Shqipëria në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA - Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vazhdimin e transplanteve. Sipas tij, në muajin tetor pritet që të nënshkruhet sërisht një marrëveshje me Italinë për regjistrimin e vendit tonë në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve. “Transplanti është një eveniment shumë i rëndësishëm jo vetëm për institucionin tonë por edhe në nivel kombëtar, pasi tregon që stafi i QSUT-së i ka të gjitha mundësitë për të bërë ndërhyrjet edhe të këtij niveli. Çështja që shtrohet sot është, se çfarë do të ndodhë më pas? Kuptohet që do të vazhdojnë pregatitjet për ndërhyrjet e ardhshme, ku do të kemi një bashkëpunim me Italinë. Ky fakt konfirmohet nga vetë Ministri Vasili i cili gjatë vazitës së zhvilluar së fundmi në Itali ka renë dakord që në muajin tetor të këtij vitit, të nënshkruhet një marrëveshje që në thelb të ketë përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve”, tha Izviku në deklaratën për median. a.q/NOA

KOMENTE