Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Performanca e ulët, Bashkia e Tiranës pushon nga puna inspektorët
English

Performanca e ulët, Bashkia e Tiranës pushon nga puna inspektorët

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve. Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë, vendimi është marrë nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë.

Këta janë lëvizjet e para në rradhët e nënpunësve të bashkisë më të madhe në vend, që pas rotacionit politik në zgjedhjet e 8 Majit.

a.q/NOA

KOMENTE