Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familja shqiptare mbetet pa shtëpi, kthehet nga pushimet e gjen të djegur
English

Familja shqiptare mbetet pa shtëpi, kthehet nga pushimet e gjen të djegur

Cesano Maderno (Itali), 28 Gusht 2011 NOA - Shtatë familje, mes tyre dhe një shqiptare, kanë mbetur pa banesë si pasojë e një zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Cesano Maderno të Italisë, ku flakët dëmtuan pallatin e vjetër në rrugën “De Amicis” duke e bërë atë të pabanueshëm.

Drama duket se është më e rëndë për familjen shqiptare. Të gjithë të tjerët janë strehuar te të afërmit të tyre, ndërkohë që familja e shqiptarit Armand Toma, ka marrë vesh për zjarrin vetëm pasi është kthyer nga pushimet nga Shqipëria.

Duke folur mbi ngjarjen e trishtë që mësoi, 30-vjeçari Toma pohon se ai ka një vajzë të vogël dhe tashmë i duhet të gjejë një strehë për familjen e tij.

Komuna e Cesano Maderno për arsye sigurie ka vendosur që të shtatë banesat të mos përdoren deri në riparimin e plotë të tyre. Pronarët e tyre mund të hyjnë vetëm pasi të jenë bërë të gjitha riparimet e duhura.

Zjarri, që për pak desh shkaktoi fatkeqësi, ra në një prej banesave ku jetonte një pakistanez. Ndërkohë që dëmi është shkaktuar për të gjitha familjet dhe nuk dihet nëse kompanitë e sigurimeve do të mbulojnë shpenzimet. Në total janë rreth 40 persona që kanë mbetur pa strehë.

e.t/NOA

KOMENTE