Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët rinisin protestat në Bulqizë
English

Minatorët rinisin protestat në Bulqizë

Bulqizë, 31 gusht, NOA – Mëngjesin e sotëm, pas përfundimit të festës së Fiter Bajramit, minatorët e Bulqizës janë rikthyer në vendin e protestave. Ata kanë deklaruar se kërkesat janë të pandryshueshme për rritjen e pagave dhe largimin e drejtuesit aktual të minierës.

Të mbledhur para zyrave të ACR-së ta kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje të pjesshme, por vetëm plotësim total të kushteve. Pak ditë më parë, minatorët qëndruan për rreth 20 ditë në grevë urie, por edhe kjo masë ekstrem nuk bëri që kompania të plotësonte kushtet. Komunikimi i vetëm i kompanisë gjatë ditëve të fundit ka qenë ia i djeshmi, kur presidentja e "ACR", Skatche-Depich i ka uruar Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie.

Në letrën e hapur të saj, ajo u ka kërkuar sërish minatorëve të kthehen në punë ndërsa ka shtuar se kompania "ACR" është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.

a.k/NOA

KOMENTE