Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA kishin njohuri për skenarët e Gruevskit
English

SHBA kishin njohuri për skenarët e Gruevskit

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- Ambasada amerikane në Shkup qysh në vitin 2008 ishte e vetëdijshme se në Maqedoni do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo bëhet e ditur në një kabllogram të “Wikileaks”.

Nga "Wikileaks" shpaloset një raport i vitit të kaluar i dërguar nga ambasadori i asaj periudhe Filip Riker në adresë të Departamentit të Shtetit në Uashington.

Në këtë raport ishin pasqyruar përllogaritjet se pas zgjedhjeve presidenciale dhe ato lokale në periudhën 2009-2010, Gruevski totalisht do të sundonte me të gjitha pushtetet në Maqedoni.

“Në rast se Maqedonia do të merrte ftesën për anëtarësim në NATO, atëherë Gruevski do t`ia shkruante vetes meritat, në rast se nuk do të kishte ftesë, atëherë ai do të akuzonte Greqinë dhe opozitën”, theksohet në kabllogramin e ambasadës amerikane.

Raporti përmban edhe kritika lidhur me qasjen e Qeverisë gjatë vitit të kaluar, ku ish-ambasadori Riker kishte shprehur keqardhje se Maqedonia nuk ishte përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve.

një kabllogram të periudhës së vitit 2006 nga komunikimi i ish-ambasadores amerikane Xhilian Milovanovic me Uashingtonin, Gruevski pas formimit të Qeverisë së re në vitin 2006 ishte përshkruar si njeri që ka stil të lartë të centralizimit të pushtetit, i cili për shkak të pasigurisë së tij, gjatë zgjedhjes së kuadrove për ministra ishte përkujdesur që ata të jenë kuadro të rinj dhe të panjohur.

(INA)/NOA

KOMENTE