Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I dënuar në Spanjë, Interpoli kap në Morinë kosovarin
English

I dënuar në Spanjë, Interpoli kap në Morinë kosovarin

E premte, 2 shtator 2011, NOA- Një 34 vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar, në Morinë.

Afrim Gashi nga Prishtina, i ishte fshehur drejtësisë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet në Madrid të Spanjës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije, se kapja e tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë kryerjes së procedurave në hyrje të këtij shtetasi, i cili udhëtonte me makinë nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Sakaq gjatë kontrollit në sistemin e Interpolit, Gashi ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe më pas ndaj tij u mor masa e arrestit, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

a.y/NOA

KOMENTE