Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vatikani pritet të njohë pavarësinë e Kosovës
English

Vatikani pritet të njohë pavarësinë e Kosovës

Vatikan, 5 shtator 2011, NOA – Selia e Shenjtë pritet të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bëri publik gazeta kosovare Bota Sot, e cila citon fjalët e Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovën. Media kosovare shkruan se pas meshës së shenjtë të mbajtur të dielën në Prizren, Janosz tha se prania e delegacionit të Vatikanit në Kosovë është dëshmi për njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës. “Fakti që nuk jemi të varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit të Shqipërisë, por e kemi një delegat apostolik e ka një domethënie që duhet të lexohet në këtë kuptim”, është shprehur Janosz. Delegati apostolik i Vatikanit për Kosovën Juliusz Janosz, do të marrë pjesë sot në Festën e Nënë Terezës, e cila do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. mit/NOA

KOMENTE