Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gadaf shet arin, NATO zgjat misionin në Libi
English

Gadaf shet arin, NATO zgjat misionin në Libi

Tripoli, 8 shator 2011, NOA - Guvernatori i Bankës Qëndrore në Libi, ka deklaruar sot se koloneli Muamar Gadafi ka shituar rreth 20% të rezervave të arit në vend. Guvernarori i ri i Bankës Qendrore të Libisë, Kasim Azuz, thotë se ish regjimi i Muamer Gadafit, i ka shitur afro 20% të rezervave të arit të këtij vendi, për pagesën e rrogave gjatë kryengritjes, nga e cila u përmbys regjimi i Gadafit. Guvernatori Azuz u tha reporterëve në Tripoli se regjimi i Gadafit kishte shitur 29 tonelata ari të tregtarëve lokalë, në muajin prill, pasi regjimi kishte mbetur pa para të gatshme. Besohet se Libia i ka afro 145 tonelata ari rezerva. Azuz theksoi se asnjëri nga asetet e bankës nuk mungonte ose nuk ishte vjedhur gjatë kryengritjes. Sipas tij, asetet e bankës tashti janë afro 115 miliardë dollarë, prej të cilave 90 miliardë dollarë ndodhen jashtë Libisë. Ndërkohë, sot në mesditë NATO ka deklaruar se është e gatshme që të zgjasë misionin e saj në Libi, përtëj 26 shtatorit. Sipas burimeve të cituata nga mediat botërore, NATO do të vazhdojë misionin e saj mbrojtës derisa të ketë nevojë populli libian. a.q/NOA

KOMENTE