Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvritet para varrit të babait
English

Vetëvritet para varrit të babait

E diel, 11 shtator 2011, NOA- Ishte futur në varreza gjatë orarit të mbylljes së tyre, ndërsa më pas përshëndeti për herë të fundit të atin, i cili kishte vdekur në janar dhe pas kësaj i vuri zjarrin vetes. Këtë mëngjes trupi i pajetë i vajzës u gjet nga nëna e saj e cila që nga mbrëmja e djeshme ishte vënë në kërkim të vajzës, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas pasdites së kaluar me disa shoqet e saj. Nëna gjeti mëngjesin e sotëm trupin e karbonizuar të vajzës para varrit të të shoqit, duke pësuar një shok total. Ngjarja e ndodhur në Itali, tronditi që në orët e para të mëngjesit qytetin e Sabaudia, ku familja e viktimës 35 vjeçare është shumë e njohur. a.y/NOA

KOMENTE