Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu në Korçë: Projekt për shmangien e procedurave të gjata në gjykatë
English

Arvizu në Korçë: Projekt për shmangien e procedurave të gjata në gjykatë

Korçë, 13 shtator 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu i shoqëruar nga zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu morën pjesë sot në përurimin e qendrës së ndërmjetësimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Mësohet se ky projekt është ngritur me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh se, “Ky program është një alternativë ndaj procedurave të tejzgjatura që hapen në gjykatë. Qëllimi i projektit është përmirësimi i punës së gjykatës, ndërkohë që parashtrohet të ketë një regjistrim të të gjitha çështjeve gjyqësore që rrit transparencën në sistemin gjyqësor”. Sakaq ky program i ri ndërmjetësimi ofron një alternativë ndaj proceseve të tejzgjatura dhe të kushtueshme. Gjyqtarët do të referojnë çështje tregtare dhe familjare pranë qendrës së ndërmjetësimit duke ndihmuar kështu edhe në reduktimin e numrit të çështjeve gjyqësore ndërkohë që u ofrojnë palëve një alternativë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme në krahasim me procedurën e zakonshme në gjykatë. Programi pesëvjeçar i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe eficencës në gjykata. Projekti do të mundësojë dokumentimin e plotë të seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat shqiptare, testimin e tre qendrave të ndërmjetësimit, ngritjen e një programi të arsimimit të vazhdueshëm ligjor për avokatët, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, dhe dhënien e granteve për organizata të shoqërisë civile dhe të përfaqësuesve të medias për të monitoruar veprimtarinë e gjykatave, duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të transparencës dhe efektshmërisë së seancave gjyqësore në Shqipëri. Pas ceremonisë, Ambasadori takoi ndërmjetësit dhe bëri një vizitë në ndërtesën e re të gjykatës i shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës Admir Belishta. Programi i vizitës përfshin dhe takime me Kryetarin e Bashkisë së Korçës Niko Peleshi si dhe Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi. Gjithashtu, Ambasadori do të marrë pjesë edhe në një ceremoni në Kopshtin Nr. 2 në Ersekë, i rinovuar me mbështetjen e Zyrës së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes. a.y/NOA

Në foto: Ambasadori Arvizu

KOMENTE