Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Me BB projekt për të rinjtë dhe punësimin
English

Basha: Me BB projekt për të rinjtë dhe punësimin

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sotnjë takim përfaqësuesen e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ksenja Lvovski dhe grupin e ekspertëve, ku u ra dakort për bashkëpunim në disa prej prioriteteve më të rëndësishme dhe problematikave më të mprehta që ka kryeqyteti. Banka Botërore mbështeti axhendën e kryebashkiakut Basha për punësimin e të rinjve, si dhe për krijimin e kushteve që ata të kryejnë stazhin pas diplomimit. Kryetari i Bashkisë i theksoi znj Lvovski se ky është prioriteti numër një i Bashkisë dhe i tiji personal. Banka Botërore u shpreh e gatshme të kontribuojë dhe të marrë pjesë në projekte strategjike të Bashkisë, si ndërtimi i Bulevardit të Ri të qytetit, deri tek Lumi i Tiranës. Z.Basha i tha delegacionit se ky aks do të rrisë cilësinë e jetës dhe do të nxjerrë nga kushtet e papërshtatshme, një pjesë të rëndësishme të qytetit. Ndërtimi i Parkut të Ri tek Lumi i Tiranës është një prioritet i Bashkisë që u përfshi gjatë takimit në projektet ku Banka Botërore do të japë kontributin e saj. Banka Botërore siguroi z.Basha se e sheh me interes ndërtimin e linjës së Tramvajit në Tiranë dhe është gati ta mbështesë këtë projekt. Banka Botërore mbështeti projektin që ka z.Basha për hartimin e Planit Urbanistik për Tiranën dhe u shpreh e gatshme për të ndihmuar dhe për ta përkrahur këtë iniciativë. Në vecanti u përshëndet idea e procesit transparent dhe respektimit të parimit të vlerësimit të drejtë të pronës private dhe përfitimit të hapësirave publike në shërbim të qytetarit. a.q/NOA

KOMENTE