Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork, Haxhinasto udhëheq Takimin e Kartës së Adriatikut
English

Nju Jork, Haxhinasto udhëheq Takimin e Kartës së Adriatikut

Nju Jork, 18 shtator 2011, NOA – Në Sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nju Jork do të marrë pjesë në delegacionin zyrtar të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha edhe kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto. Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bën me dije se axhenda e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme përmbledh një sërë takimesh të nivelit të lartë, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të rëndësishme, si psh, Forumi i Parë i Investimeve Shqipëri-SHBA. Ministri Haxhinasto do të kryesojë Takimin e Kartës së Adriatikut, me përfaqësues të lartë nga vendet e Rajonit dhe SHBA-ve. Fokusi kryesor i takimeve dhe aktiviteteve në kuadër të punimeve të Sesionit të 66-të të OKB-së, do të jetë kryesisht forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me këtë Organizatë dhe reforma e saj; pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në veprimtaritë e OKB-së në fushën e sigurisë dhe paqes, në atë të çarmatimit, në çështjet social-ekonomike, të së drejtës ndërkombëtare si dhe të të drejtave të njeriut. Një vëmendje të veçantë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, do t’i kushtohet Kosovës dhe lobingut për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të saj. mit/NOA

KOMENTE