Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Mirëpresim çdo nismë të opozitës
English

Topalli: Mirëpresim çdo nismë të opozitës

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA / Albana Qehajaj – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme të shqyrtojë çdo propozim të opozitës i cili do të çojë në përsosjen e standarteve. Në një konferencë për shtyp, kryeparlamentarja i është përgjigjur kreut të PS-së Edi Rama, i cili deklaroi se Topalli e ka kundërshtuar draftin e PS-së për reformën parlamentare ende pa e marrë atë. “Unë nuk mund të rrëzoj diçka që nuk e kam ende në dorë. Kryetarja e kuvendit mirëpret çdo iniciativë që çon në përsosjen e standarteve. E vetmja gjë kur unë jam xheloze është standarti”, ka theksuar Topalli. Ajo tha se politika e PS-së e dëmton Shqipërinë dhe i bëri thirrje Ramës që mos pengojë votimin e ligjeve, pasi kështu pengon integrimin e vendit në BE. Sipas saj për ligjet deputetët e PS-së kanë dhënë konsensus. Topalli i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp pas vizitës së saj të zhvilluar në Amerikë. Ajo theksoi se vizita i shërben forcimit të demokracisë, ndërsa tha se Kongresi Amerikan i jep mbështetje Shqipërisë. Ajo bëri të ditur se disa deputetë do vizitojnë Kongresin Amerikan. Më tej, Topalli foli mbi takimet e zhvilluara në Amerikë me titullarë të rëndësishëm të SHBA-së dhe mbështetjen që ka marrë prej tyre. a.q/NOA

KOMENTE