Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e minatorëve në ditën e 6-të, zgjidhja peng i një kërkese
English

Greva e minatorëve në ditën e 6-të, zgjidhja peng i një kërkese

Bulqizë, 24 shtator 2011, NOA – Janë mbushur gjashtë ditë nga nisja e grevës së dytë të urisë që ndërmorën dhjetë minatorë të Bulqizës në një lokal me qera pranë kompanisë koncesionare ACR. Shëndeti i grevistëve ka nisur të përkeqësohet duke shtrënguar protestën ekstreme edhe me frikën dhe riskun për jetën. Këputje, dhimbja e kokës, shtrëngimet në frymëmarrje janë simptomat më kryesore që paraqesin grevistët e ngujuar, pranë të cilëve mësohet se nuk shkon asnjë mjek. Greva e minatorëve vijon për plotësimin e një kërkese të fundit e kundërshtuar nga kompania koncesionare, që ka të bëjë me largimin e drejtorit aktual të minierës, Mehdad Zogu. ACR nuk e pranon këtë kërkesë duke saktësuar se kjo nuk është një kërkesë e minatorëve, por i shërben interesave të krerëve të sindikatës. Më herët ajo ka pranuar të plotësojë të gjitha kërkesat e tjera, si rritjen e pagës me 20 përqind, dhënien e pagës së 13-të, atë të një muaji grevë urie, si dhe nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në minierën e kromit. Jashtë mjediseve të grevës për çdo ditë tubohen minatorët e tjerë dhe qindra qytetarë e familjarë të minatorëve grevistë, të cilët mbështetin grevën e urisë dhe i bëjnë thirrje autoriteteve t’i japin zgjidhje. Është pikërisht zgjidhja e munguar prej gati tre muajsh e kësaj situate që po e shndërron këtë protestë ekstreme të nisur rishtas si një fakt jo për të arritur e zgjidhur kërkesat jetike, por për të shtyrë pa fund agoninë, që ka marrë emrin greva e minatorëve të Bulqizës. mit/NOA

KOMENTE