Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani e Madhe, gafë në spotin e British: Në reklamë shfaqet avioni konkurrent
English

Britani e Madhe, gafë në spotin e British: Në reklamë shfaqet avioni konkurrent

Britani e Madhe, 27 Shtator NOA - Sigurisht që në shoqërinë publicitare të BBH diçka do të ndodhë. Kjo pasi në selinë e British Airways, që ka komisionuar ndërmarrjen për një spot hollivudian që ka kushtuar 23 milionë euro, shihet se askush nuk i ka “kapërdirë” imazhet e rivalëve të “Virgin Airlines”, të Sir Richard Branson. Me sa duket, “copyrighter-at” angleze kanë zgjedhur një video me një Boeing 747 të konkurrentëve, duke ndryshuar shkrimin, por duke harruar të fshijnë kodin e avionit. Më të kujdesshmëve ky detaj nuk u ka shpëtuar dhe kontrollet që janë kryer mbi atë “G-VGAL” të avionit i kanë dhënë të drejtë këtyre personave. Boeing është një Jumbo Virgin i ndërtuar në Mançester. Të padobishme në këtë mënyrë efektet speciale, pasi gafa e realizuar është shumë më e madhe se gjithçka tjetër në këtë spot. Këtë herë do jetë tepër e vështirë që krijuesit e denjë të BBH ta kalojnë situatën me ndonjë justifikim. r.b/NOA

KOMENTE