Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tabakaja”, sekuestrohet heroinë dhe kokainë, dy në pranga
English

“Tabakaja”, sekuestrohet heroinë dhe kokainë, dy në pranga

Elbasan, 28 shtator 2011, NOA – Falë operacionit Tabakaja të Policisë së Elbasanit ranë në pranga dy persona të akuzuar për shitje heroine dhe kokaine. Dy personat e arrestuar janë Eduart Muzhaqi, 44 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha’ në Elbasan dhe 25-vjeçari Retion Driza nga Gramshi. Muzhaqi u kap pas kontrollit në banesë ku iu gjet 300 gr lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Eduart Muzhaqit iu sekuestruan: - Mjeti i tij tip Golf me targa EL 1025 C -120 copë fishekë pistolete - 65 copë fishkeke automatiku - 2 krehëra me fishekë automatiku - 2 krehëra me fishekë pistolete - 4 krehëra me fishekë arme zjarri pushke - 3 telefona celularë Ndërkohë Retion Driza u arrestua për shkak se gjatë kontrollit personal iu gjet 50 gr lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Muzhaqi dhe Driza janë nën akuzë për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. mit/NOA

KOMENTE