Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet 22-vjeçari, aksidentoi për vdekje drejtuesin e motoçikletës
English

Kapet 22-vjeçari, aksidentoi për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Shkodër, 29 shtator 2011, NOA – Arrestohet 22-vjeçari që aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motoçiklete pasditen e të mërkurës. 22-vjeçari Niko Pashuk Ndoja, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës u kap në flagrancë ndërsa duke udhëtuar me makinën e tij Volkswagen me targa DV 163 LC, në segmentin rrugor Rus – Ish - Fermentim, është përplasur me një motoçikletë tip Lifan me targë SH 442 A, që drejtohej nga shtetasit Shaqir Aliaj 64 vjeç, lindur e banues në fshatin “Meselim” Komuna Postrribë, të rrethit Shkodër. Më pas makina është përplasur edhe me dy mjete që ishin të parkuara në vendngjarje. Drejtuesi i motoçikletës ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të përplasjes së fortë. Ndërsa, drejtuesi i mjetit Niko Ndoja dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi K. P., kanë pësuar tronditje të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore, janë larguar nga spitali. Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, me të cilën po ecte makina e drejtuar nga Niko Ndoja. Ky i fundit është nën akuzë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. mit/NOA

KOMENTE