Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri-PS: Keni frikë nga vota juaj; PS: Berisha, hajduti i madh i vendit
English

Kryeministri-PS: Keni frikë nga vota juaj; PS: Berisha, hajduti i madh i vendit

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj- Që prej zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009, opozita dhe kryeministri Berisha nuk ishin përballur drejtpërdrejtë në sallën e Kuvendit, të paktën jo nëpërmjet një interpelance. Kjo, për shkak të bojkotit të gjatë të së majtës të punimeve të Kuvendit. Sot, opozita, pasi më parë deklaroi se nuk do të votojë asnjë ligj që kërkon 84 vota përpara së miratohen 10 propozimet e saj, vendosi të qëndrojë në interpelancën e kërkuar më herët me Kryeministrin Berisha. Dhe njeriu që në emër të së majtës, mori përsipër të verë kryeministrin Berisha me shpatulla pas murit, ishte deputeti Erion Braçe. "Molla e sherrit", këtë herë ishte "babëzia e qeverisë" në privatizimet shqiptare.

Braçe: Berisha po të sfidoj, jeni të uritur për burimet e Shqipërisë

Deputeti socialist Erion Brace e akuzoi Kryeministrin Berisha se po bën takime me persona që duan të shfrytëzojnë burimet e vendit, ndërsa sipas tij qeveria po privatizon gjithçka që është pasuri kombëtare. Ai ka renditur në Kuvend, dhjetëra kontrata konçensionare, që sipas Braçes janë firmosur nga vetë kryeministri për shfrytëzimin e burimeve natyrore në vendin tonë, si në minierë, energji apo edhe elektronikë. "Janë 268 leje minerare për shfrytëzimin e kromit. Dhe jeni ju, zoti Kryeministër që kontrolloni gjithçka", tha Braçe duke cilësuar si të dështuar edhe konçensionin në minierën e Bulqizës.

Berisha: Opozita ka frikë nga vetja dhe vota e saj

"Kjo mazhorancë do të bëjë ç'është e mundur për të zgjidhur problemet e vendit dhe interesat e qytetarit". Këtë premtim kryeministri ka bërë sot pasdite sot përmes foltores së Kuvendit, në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe. Sipas tij, është pikërisht kjo qeveri që arriti të dyfishojë rrogat dhe pensionet e vendosi barrën fiskale më të ulët në vend. "Ju keni frikë nga vota juaj prandaj nuk votoni votat me 3/5, ndërsa qeveria mendon për rimëkëmbjen dhe prosperitetin e qytetarëve. Miratimi i ligjeve është në interes të qytetarëve. Ne kemi si qëllim zhvillimin ekonomik të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit socialist se qeveria po privatizon asetet kombëtare, kreu i qeverisë theksoi se qeveria i shndërroi shqiptarët në pronarë. "Ne nuk kemi arritur të përsosurën, por me programin dhe përpjekjen tonë kemi bërë qytetarët shqiptarë në pronarë dhe vendosëm në pronësinë e tyre Shqipërinë. Akti më madhor i kësaj mazhorance është ndarja e tokës. Kjo mazhorancë ka vënë arkivin e saj të trashëgimisë dhe asetet e këtij vendi në varësi të qytetarëve", ka theksuar Berisha. Kryeministri tha se kontrata e parë konçensionare, në fushën minerare, e cila po kritikohet sot nga opozita është firmosur në kohën e qeverisjes së socialistëve, deklaratë e cila ka shkaktuar replika të tjera në sallën e Kuvendit. Sipas deputetit socialist Braçe, kjo kontratë është firmosur nga ish kryeministri i atëhershëm Ilir Meta, i cili sot, sipas Braçes është aleat me Berishën në qeverisje. a.q/NOA

Në foton e parë: Kryeministri Sali Berisha dhe Deputeti i PS Erion Braçe sot në Parlament

Në foton e dytë: Deputetët socialist Bashkim Fino dhe Erion Braçe

Në foton e tretë: Kryeministri Berisha

KOMENTE
  • Frosina Mezini00:17 - 30 Shtator 2011
    Po pse more Zoti Berisha nuk ja fute dhe me nje Shkelme bythes ati miu alesh qe eshte bere si pune papagalli i zgjebosur,qe vetem di te shpifi dhe mashtroj,po ama dhe zoti ia ka pare shpirtin e tij te zi si katran dhe ja ka shuar faren,dhe i luse Zotit qe te gjjithe ata shpirtezinje-Lakuriq 99ca tiua zhduke faren per te miren e Kombit Shqiptar,sepse ju jane bere Shqiptarve si ata morat e bleteve