Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
HIV, zbulohet vaksina premtuese
English

HIV, zbulohet vaksina premtuese

Madrid, 30 Shtator NOA - Shpresa të reja për të sëmurët me AIDS. Nëse testet para të një vaksine,e cila është ideuar nga një ekip spanjoll do të konfirmohen muajt e ardhshëm, virusi HIV mund të klasifikohet si një “infeksion kronik më i vogël”, madje i barasvlershëm me herpes. I eksperimentuar në disa vullnetarë të shëndetshëm, vaksina MVA-B ka dhënë përgjigje shumë të mira: 92% e personave kanë zhvilluar një përgjigje imunitare ndaj virusit HIV. I zhvilluar në Spanjë nga hulumtuesit e Qendrës Kombëtare të Bioteknoligjive në Madrid dhe i drejtuar nga Mariano Esteban, në detaj kjo vaksinë u testua në 24 kavje, ku 22 prej tyre u përgjigjën mirë kësaj terapie, duke lënë hamendësimin e një potenciali të madh për zbulime. “Tani hapi i ardhshëm – shpjegon Telegraph – do të jetë ai që kjo vaksinë të testohet në persona të infektuar me virusin HIV dhe të verifikohet nëse mund të ketë efekte terapeutike, duke reduktuar efektin e këtij virusi. r.b/NOA

KOMENTE