Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia, aksion për lirimin e trotuareve
English

Bashkia, aksion për lirimin e trotuareve

Tiranë, 1 tetor, NOA – Deklarata e bërë dy javë më parë nga Bashkia e Tiranës, për lirimin e hapësirave publike, ka nisur të zbatohet sot. Në orët e para të mëngjesit, Policia Bashkiak ka nisur aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga bizneset, apo tregtarët ambulantë. Në krye të Tiranës ka qenë kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Fillimisht forcat e policisë kanë qenë në zonat e minibashkive Nr. 1 dhe 2. Hoxha tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin. “Bashkia do t’u kthejë qytetarëve hapësirat e zëna si dhe të krijojë lehtësirat, që qytetarët e Tiranës meritojnë”, tha Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Aksioni është zhvilluar fillimisht në “Rrugën e Elbasanit”. Hoxha u shpreh se do të kalohen të gjitha subjektet në sitë për të parë dokumentacionin dhe për të marrë masat e nevojshme në rast shkeljesh. “Aksioni do të shtrihet në të gjithë qytetin. Po bëjmë procesverbale dhe konstatime të të gjitha rasteve. Nëse pas këtij kontrolli, pronarët i zënë sërish hapësirat publike, do të merret masa e gjobës”, tha ai. a.k./NOA Në foto: Kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha

KOMENTE