Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Censusi, apeli i AK: Grisni formularin
English

Censusi, apeli i AK: Grisni formularin

Tiranë, 1 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Aleanca Kuq e Zi i ka bërë sërish thirrje qytetarëve, në ditën kur startoi edhe regjistrimi i popullsisë, të grisin formularin. Sipas AK, INSTAT shkeli vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kombësinë dhe deputetët nuk pranuan faktin e mbledhjes së 40 mijë firmave nga ana e tyre. “Në këto kushte kur shteti dhe qeveria shqiptare nuk i mori për bazë mbi 40 mijë qytetarë të këtij vendi të cilët me vullnetin e tyre kërkuan që ligji i censusit të ndryshohej, dhe mbi të gjitha kur kjo qeveri nuk përfill vendimin e gjykatës kushtetuese që rrëzoi çdo amendament të ligjit për gjendjen civile mbi ndryshimin e kombësisë, ne, Aleanca Kuq e Zi I bëjmë qytetarave shqiptare këtë apel: Grisni faqen e zezë ne fund të formularit ku ndodhen dy pyetjet për etninë dhe fenë, pasi në këtë formë ju zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese të cilin qeveria po e shpërfill”, thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi. Sipas AK, grisja e fletës së fundit të formularit të censusit nuk përben gjobë apo sanksion sepse dy pyetjet për etninë dhe fenë janë fakultative dhe mbi të gjitha gjykata kushtetuese i ka shfuqizuar ato. Janë afro 15 mijë punonjës të Institutit të Statistikave që do të punojnë për mbledhjen e të dhënave për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, proces që njihet me emrin census . Projekti "Census 2011", do të shtrihet të në gjitha zonat e vendit dhe do të përfundojë në datën 21 tetor a.q/NOA

KOMENTE