Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstremistët serbë betonojnë barrikadën mbi urën e lumit Ibër
English

Ekstremistët serbë betonojnë barrikadën mbi urën e lumit Ibër

Mitrovicë, 2 tetor 2011, NOA – Ekstremistë serbë kanë përforcuar barrikadat mbi lumin Ibër duke shkarkuar katër kamionë me zhavorr e duke e betonuar atë. Mediat kosovare shkruajnë se bandat e serbëve lokalë kanë betonuar barrikadën e ngritur në cepin verior të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas mediave kosovare pas betonimit të barrikadës në këtë zonë të Mitrovicës ka kaluar naftë kontrabandë. Betonimi i barrikadës mbi lumin Ibër është bërë në orët e vona të natës së të shtunës. Kosovapress shkruan se serbët ekstremistë e shkarkuan zhavorrin të ndihmuar edhe nga katër mikserë, që sipas saj i takojnë kapos së krimit në veri Zvonko Veselinoviç. Gjatë natës në veri të Kosovës është dëmtuar edhe një kamera e sigurisë e vendosur nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër. Aksioni i bandave kriminale serbe është vëzhguar nga ushtarët e KFOR-it, karabinierët italianë dhe Policia e Kosovës. Serbët e rebeluar i kanë mbrojtur gjatë gjithë natës barrikadat, ndërkohë që pikat kufitare 1 dhe 31 kanë qëndruar të mbyllura për qarkullimin e automjeteve, pasi ekstremistët serbë kanë ngritur një tjetër barrikadë në Jarinje, nga ana e kufirit të Serbisë. Sipas Kosovapress që prej 16 shtatorit kur hyri në fuqi marrëveshja për vulat doganore në Jarinje e Bërnjak, kjo është e para herë që serbët lokalë ngrenë barrikadë përtej kufirit të Kosovës. mit/NOA

KOMENTE