Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali me abetaren, AK: Kuvendi shqyrtojë incidentin
English

Skandali me abetaren, AK: Kuvendi shqyrtojë incidentin

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA - Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mbledhë menjëherë Komisionin për Politikën e Jashtme që të hetojë në mënyrë trasnpsarente marrëveshjen e qeverisë me diplomacinë serbe për ndryshimin e abetares. Në një deklaratë zyrtare këtë të hënë, Aleanca Kuq e Zi shprehet se i bashkohet revoltës së qindra shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjetë heqjes së simboleve kombëtare shqiptare. “Aleanca Kuq e Zi prej muajsh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të unifikojë abetaren kudo që jetojnë shqiptarë, e nderkohë qeveria shqiptare bën të kundertën, bën pazar me diplomacinë serbe për ndryshimin e teksteve shkollore duke plotësuar në këtë formë kërkesat e ministrisë së arsimit dhe shkencës së Serbisë. Aleanca Kuq e Zi proteston ashpër duke e konsideruar një incident dhe skandal diplomatik në dëm të integritetit, identiteti dhe simboleve tona kombëtare. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë me përparësi të mbledhë Komisionin për Politikat e Jashtme dhe të shqyrtojë këtë skandal që cënon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në qëndrimin zyrtar të AK. a.q/NOA

KOMENTE