Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Snajperi” shënjestron 22 vjeçarin, e shpall në kërkim një tjetër
English

“Snajperi” shënjestron 22 vjeçarin, e shpall në kërkim një tjetër

Fier, 3 tetor 2011, NOA- Dy persona nga qyteti i Fierit u vunë në shënjestrën e policisë pasditen e sotme në sajë të operacionit të koduar “Snajperi”. Operacioni i policisë i cili zgjati për afro një muaj bëri të mundur kapjen e 22 vjeçarit Eni Xhelaj, 22 vjeç, banues në Rërës të Patosit si dhe u shpall në kërkim 44 vjeçari me iniciale F.Xh. Të dy personat dyshohen se janë të përfshirë në dy vepra penale, “Trafikim i armëve dhe municioneve” dhe “ Prodhim dhe shitje të narkotikeve”. Sipas policisë thuhet se në vijim të këtij operacioni, në banesën e shtetasit me iniciale F.Xh, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një snajper izraelit G 3, një pistoletë të tipit “Zastava”, një pistoletë automatike e tipit “Skorpions” , të tre këto armë zjarri të pajisura me silenciator, një sasi prej 110 gram lënde narkotike e dyshuar si e llojit Heroine si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme. Lidhur me këtë ngjarje dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policia e Fierit po vijon hetimet intensive. a.y/NOA

KOMENTE