Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministeriali i drejtësisë, Halimi: Politika jo më pjesë e Magjistraturës
English

Ministeriali i drejtësisë, Halimi: Politika jo më pjesë e Magjistraturës

Ohër, 4 tetor 201, NOA - Në Ohër ka përfunduar forumi dy ditor “Për drejtësi dhe Punë të Brendshme”, në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor debatuan për sfidat e përbashkëta që i presin vendet e tyre deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Në dytën e dytë të kësaj konference ministrat e drejtësive të vendeve të Ballkanit Perëndimorë kanë debatuar për reformat dhe obligimet që kanë marrë nga KE. Pavarësia e gjyqësisë dhe prokurorisë, bashkëpunimi juridik në kontestet penale dhe civile, si dhe përparimi i bashkëpunimit me EUROJUST-in, kanë qenë temat në dytën e dytë të forumit të Ohër. Për zbatimin e suksesshëm të reformave janë vendosur tri synime kryesore: Përforcimi i pavarësisë së gjyqësisë, Rritja e efikasitetit dhe Kompletimi i tërësishëm me pajisje dhe ekipimi shtesë me kuadro në institucionet e gjyqësorit. Ministri shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi në fjalën e tij se pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësia e aktoreve ndaj ligjit, janë themelore për qeverinë shqiptare. “Ka ikur ajo kohë kur në krye të gjykatave ishin politikanë, tashmë prurjet në gjyqësor do të jenë vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Nuk do të ketë më deputete pjesëtarë në gjykata.” Më tej ministri Halimi , i cili është ndalur gjatë tek reformat ne gjyqësore tha se, Ministria e Drejtësisë ka në plan hartimin edhe miratimin e një paketë ligjesh në parlament për rritjen e pavarësisë. Përsa i përket transferimit dhe promovimit të gjyqtarëve një çështje shqetësues dhe delikate për gjyqësorin ministri u shpreh se është një proces në të cilin po punohet nga KLD. Ministri Halimi theksoi faktin se ligjet për reformën në drejtësisë si dhe vendimet që prekin rritjen e rrogave të gjyqtareve nuk bëhen pa vullnetin e opozitës. a.q/NOA

KOMENTE