Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria, gati paketa për ligjin e mbetjeve urbane
English

Qeveria, gati paketa për ligjin e mbetjeve urbane

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA - Ministria e Mjedisit bën gati paketën me aktet nënligjore, që do të garantojnë zbatimin e ligjit për mbetjet. Zyrtarë të këtij dikasteri deklarojnë se paketa është përgatitur me asistencën e Bashkimit Europian dhe ajo synon që të mbrojë mjedisin dhe jo të favorizojë biznese të caktuara. "Kjo paketë ligjore ka për objektiv menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe respektimin e standardeve kryesore të vendosura në Shqipëri e BE. Kjo paketë nuk synon favorizimin e asnjë grupi interesi, përveçse, respektimin e standardeve mjedisore”, deklaroi Pëllumb Abeshi, drejtor i Politikave në Ministrinë e Mjedisit Sipas tij, hartimi i një pakete të tillë ligjore, nuk është në funksion të interesave të asnjë biznesi, institucioni apo organizate me qëllime të caktuara, por ka si pikësynim të vetëm rritjen e standarteve mjedisore në Shqipëri. Zyrtarët e ministrisë së Mjedisit kanë bërë të ditur gjithashtu se kanë nisur verifikimet në terren për largimin e varrezave të makinave nga akset kombëtare, pasi afati ligjor ka përfunduar më datë 7 tetor. a.q/NOA

KOMENTE