Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi – Bashës: Të bisedojmë për hipotekimin
English

Biznesi – Bashës: Të bisedojmë për hipotekimin

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA – Biznesi kryeqytetas i kërkon kryebashkiakut Basha të nisin negociatat për procesin e hipotekimit të apartamenteve në Tiranë. Gjatë një konference për shtyp, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisëm, Nikolin Jaka ka vlerësuar vendimin e bashkisë për heqjen dhe reduktimin e 60 taksave vendore. “Vendimi i djeshëm i bashkisë së Tiranës për reduktimin e taksave është një tjetër sinjal pozitiv edhe në kuadër të nevojave për punësim që kanë njerëzit. Ulja e taksave nxit nisma te reja dhe sipermarje të reja qytetase. E ndoqëm me vemendje dje mbledhjen e keshillit bashkiak, parlamentin e vogël, por që ka rëndësi shumë të madhe për metropolin tonë. Shpresojmë e urojmë që të gjejë miratimin dhe konsensusin e të gjithë anëtarëve të këtij parlamenti të vogël për të ndikuar pozitivisht me nisma të reja dhe në optimizmin e qytetarëve të kryeqytetit”, tha Jaka.

Sipas tij, krahas realizimit të premtimeve të mbajtura në fushatën e tij elektorale kryebashkiaku Basha duhet do të negiciojë dhe tryeza me grupet e interesit, pasi janë këto grupe interesi që kanë nevojat e tyre specifike dhe ofrojnë dhe zgjidhjet konkrete për to. “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë bashkë me grupet e interesit brenda datës 20 tetor do të paraqesë kërkësat e saj lidhur me procesin e hipotekimit dhe se si mund të kryhet ai në një kohë të shpejtë dhe frytdhënëse”, konfirmoi kreu i Dhomës së Tregtisë. a.q/NOA

KOMENTE