Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 75 kg drogë, kapet studenti trafikant
English

Sekuestrohen 75 kg drogë, kapet studenti trafikant

Gjirokastër, 13 tetor 2011, NOA – Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë është arrestuar në Gjirokastër një student i Universitetit “Eqerem Çabej” dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë. Trafikantët u zbuluan si rezultat i një operacioni kundër drogës, gjatë të cilit u sekuestruan 75 kilogramë marijuanë në vendin e quajtur gryka e Bogazit përballë fshatit Radat të rrethit Gjirokastër në kufirin e gjelbër me shtetin Grek. Gjatë aksionit u kap studenti 21-vjeçar Indrit Muliu, lindur dhe banues në Dibër, student në vitin e tretë dega Gjuhë – Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej”. Studenti bashkë me tre persona të tjerë të shpallur në kërkim ishte pjesëtar i grupit që po transportonte katër çanta me lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek, po i ndaluar në momentet e fundit nga policia kufitare. Indrit Muliu u kap në mjediset e konviktit të Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Sipas policisë rajonale ai do të transportohet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Tiranës pasi do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. mit/NOA

KOMENTE