Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tokio, një Supermario real në makinë
English

Tokio, një Supermario real në makinë

Tokio, 13 tetor NOA - Mario Kart ka braktisur vetëm për një ditë video-lojërat dhe televizionin dhe është hedhur në rrugët e qytetit në trafikun e Tokyo. Merita i takon dy djemve japoneze të cilët janë veshur pikërisht si personazhi i sipërpërmendur dhe kjo për të testuar një go-kart të re. Të veshur me rrobat karakteristike blu të Marios si një hidraulik i vërtetë dhe me një bluzë të kuqe dhe një jeshile për Luigi, të dy kanë shëtitur me makinë në mesin e trafikut dhe sigurisht së bashku me kapelën e tyre karakteristike në kokë. Edhe pse në ndryshim nga loja mungonin personazhet e tjerë të njohur, si Donkey Kong Jr që lëshon banane nëpër, dy vëllezërit kanë dhuruar spektakël nëpër rrugët e Tokios. Kanë qenë të shumtë ata kalimtarë por dhe pasagjerë të autobusëve, të cilët nuk e kanë humbur rastin për ti bërë fotografi një prej personazheve më të njohura të botës së video-lojërave. r.b/NOA

KOMENTE