Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e aktorit Ndrek Prela
English

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e aktorit Ndrek Prela

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjarët e aktorit të teatrit “Migjeni” në Shkodër Ndrek Prela, i ndarë nga jeta ditën e sotme.

Në nderim të njërës prej figurave më të njohura të artit skenik shqiptar, Kryeministri në mesazhin e tij shprehet:

“Ndarja e nga jeta e Ndrek Prelës, njërit prej personaliteteve më të shquara të botës skenike shqiptare përbën një humbje të madhe për teatrin, botën e artit dhe mbarë Shqipërinë. Ndrek Prela lë pas, një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të dashur, i lutem Zotit që shpirti tij të gjejë paqen e amshuar”. a.y/NOA

KOMENTE
  • Mark Colaj19:32 - 15 Tetor 2011
    ngushdhimet e mia per aktorin shkodran ndrek preles .i lutem zotit qe shpirti i tij te gjeje paqen e amshuar zoti e past ne parriz