Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganierët grekë në grevë, paralizohet kalimi i automjeteve në kufi
English

Doganierët grekë në grevë, paralizohet kalimi i automjeteve në kufi

Kapshticë, 17 tetor 2011, NOA – Doganierët grekë kanë rinisur një tjetër grevë kundër masave shtrënguese të qeverisë Papandreu duke bllokuar kalimin e automjeteve dhe lejuar vetëm udhëtarët në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë. Doganierët grekë në pikën e Kapshticës kanë nisur një grevë katër-ditëshe, të cilën ata e kishin paralajmëruar më herët. Në këtë doganë lejohet vetëm kalimi i udhëtarëve të cilët kalojnë në këmbë kufirin dhe jo përpunimi i automjeteve private e atyre të eksport-importit me vendin fqinj. Por, greva e doganierëve grekë të Kapshticës ka vijuar zinxhir edhe në doganën e Kakavijës ku mëngjesin e sotëm doganierët grekë kanë bllokuar traun nga kalojnë automjetet duke lejuar vetëm kalimin e këmbësorëve përtej dy anëve të kufirit greko-shqiptar e anasjelltas. Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar informon qytetarët se në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek, vazhdon të mos lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve, për shkak të grevës së punonjësve të Doganës greke. “Për sa më sipër, lusim qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave. Për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me ndërprerjen e kësaj greve do t'ju informojmë në vazhdimësi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit. mit/NOA

KOMENTE